Prishtina beson në kualifikim

06 shkurt 2019 | 11:18

Z Mobile Prishtina do ta luajë sonte (e mërkurë) ndeshjen e fundit në kuadër të FIBA Europe Cup.

Në rast se skuadra e Prishtinës e mposhtë skuadrën e Pinar Karsiyakan, atëherë do ta kalojë grupin. Pavarësisht se në ndeshjen e parë Prishtina kishte pësuar humbje me rezultat 107-85, trajneri Damir Mulaomeroviq është optimist se do të arrihet fitorja.

“Ftojmë të gjithë tifozët që t’i përkrahin këta djem të mrekullueshëm, këtë qytet dhe këtë klub që po bën histori”, ka thënë ai. Ndërsa basketbollisti më i mirë i prishtinasve, Dardan Berisha, ka thënë: “Kjo është një ndër ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm të klubit Prishtina, por edhe basketbollit të Kosovës në përgjithësi. Do ta japim maksimumin dhe me lojtarin e gjashtë të Klubit ‘Plisat’ besojmë në fitore”, ka thënë Berisha. Për fitore optimist është edhe kapiteni Edmond Azemi. Ndeshja në mes të Z Mobile Prishtina dhe Pinar Karsiyakan fillon nga ora 19:00.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes rrugëve operative ka pranuar…