Prishtina dhe Llapi luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës

22 maj 2025 | 10:58

Sot (e enjte) është paraparë të luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.

Prishtina dhe Llapi do të ndeshen mes vet në stadiumin Fadil Vokrri, me fillim nga ora 20:00.

Kjo finale e Kupës së Kosovës do të thotë shumë për të dyja skuadrat, pasi fitorja do t’i dërgonte në kualifikueset për Ligën e Konferencës.

Përveç kësaj, ky trofe do të ngushëllonte secilën skuadrës pas një sezoni të tmerrshëm në Superligën e Kosovës, ku Prishtina vetëm në xhiron e fundit siguroi mbijetesën, teksa Llapi është ende në garë për mbijetesë dhe barazh.

Ndryshe, Prishtina ka më së shumti Kupa të Kosovës në histori, pasi e ka fituar plotë tetë herë, ndërsa Llapi e fituar dy herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e premte) do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit…