“Prishtina duhet me u dashtë” – Abdixhiku dhe Rama në terren: Rruga A dhe Unaza e Brendshme drejt përfundimit

30 korrik 2025 | 20:05

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në terren bashkë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, në punimet në Rrugën A dhe Unazën e Brendshme të Prishtinës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto projekte nuk janë thjesht dy projekte komunale – janë ndërhyrje madhore urbane që ridefinojnë qytetin tonë në përmasat e një vizioni modern dhe të guximshëm.

Ai ka njoftuar se të dyja po i afrohen përfundimit.

Postimi i tij i plotë:

Rruga A dhe Unaza e Brendshme e Prishtinës nuk janë thjesht dy projekte komunale – janë ndërhyrje madhore urbane që ridefinojnë qytetin tonë në përmasat e një vizioni modern dhe të guximshëm.

Të dyja po i afrohen përfundimit.

Për të ndjekur nga afër ritmin e shpejtë të punimeve, së bashku me Përparim Ramën dhe ekipin e tij, vizituam sot këto dy punishte.

Rruga A – një kërkesë e kahershme – po bëhet realitet. Me gjashtë korsi të reja, kjo rrugë lidh Veternikun me Bregun e Diellit dhe Matin për vetëm pak minuta distancë. Përveçse shkarkon ndjeshëm trafikun e rënduar të Kryeqytetit, ajo do të bëhet shtëpi për dhjetëra mijëra banorë të rinj në një lagje të re e plot jetë – ashtu siç ndodhi me Rrugën B.

Ndërkohë, Unaza e Brendshme – një tjetër projekt i përmasave strategjike – krijon një korridor të ri të lëvizjes urbane nga Kodra e Trimave, përmes Arbërisë, deri në rrethrrotullimin për Fushë Kosovë e Mitrovicë. Me këtë, Prishtina fiton dy arterie qarkullimi që e çlirojnë qendrën si asnjëherë më parë.

Prishtina nuk ka nevojë për zgjidhje të vogla. Ka nevojë për vizion. Ka nevojë për njerëz që mendojnë dhe veprojnë në përmasa të mëdha.

Përparim Rama është i tillë – një vizionar që po i jep formë të ardhmes së Kryeqytetit.

Do të jemi bashkë në çdo punishte me të gjitha ekipet tona, secilën ditë, që t’i japim qytetit tonë projekte që lënë shenjë në kohë.

Sepse, Prishtina duhet me u dashtë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka tentuar t’ia humb meritat…