Prishtina e fiton Superkupën, finalja u përshkrua me incidente të rënda

11 dhjetor 2022 | 20:31

Sigal Prishtina e ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës. Skuadra kryeqytetase shënoi fitore bindëse sonte në finalen ndaj Trepçës.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 73:54.

Më meritorët në triumfin e Prishtinës ishin Derrick Wilson me 18 pikë dhe Dustin Thomas me 16 sosh.

Te Trepça u dallua Drilon Hajrizi me 12 pikë. Vlen të theksohet se kjo ndeshje u përshkrua me tensione në tribuna, ku të pranishëm ishin “Plisat” dhe “Torcidat”.

Një përplasje e madhe mes tyre ndodhi pasi përfundoi pjesa e parë, me ç’rast u nevojit edhe ndërhyrja e policisë.

Zyrtarët e ndeshjes pastaj vendosën për zbrazje të palestrës dhe pjesa e dytë e ndeshjes u zhvillua pa praninë e tyre. /Gazeta Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Konteksti Vuçiq - Kurti është çështje politike…