Prishtina e pakënaqur me buxhetin e ndarë nga qeveria, Zogaj: Kryeqyteti po neglizhohet

11 nëntor 2023 | 09:59

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, është shprehur i pakënaqur me ndarjen buxhetore të qeverisë, pasi tha se kërkesat e kryeqytetit janë shumë më të mëdha.

Sfidë tjetër për autoritetet komunale, sipas Zogajt, është edhe neglizhenca e operatorëve ekonomik, me ç’rast dhjetëra kontrata janë shkëputur, raporton “Ekonomia Online”.

Zogaj thekson se shkaku i kësaj, komuna e Prishtinës po dëmtohet për shkak se kërkon ritenderim të projekteve.

Duke folur për shumën e ndarë nga ekzekutivi, Zogaj tha se tash e sa kohë komuna e Prishtinës po neglizhohet, e për këtë, ai ka kërkuar që buxheti të rritet për shkak të numrit të madh të banorëve.

“Grandi nga qeveria ka qenë grandi që i ndahet Prishtinës vazhdimisht pa ndonjë shtesë për kryeqytetin, pra nuk ka asnjë cent shtesë përveç asaj që i ka taku si i takon me ligj. Ne kemi kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës ta ndihmojë kryeqytetin më shumë sepse nuk është sikur ndonjë komunë tjetër, pa dashur të bëjë ndonjë nënvlerësim por kryeqyteti është qyteti ku të gjithë marrin shërbime, jetojnë për një kohë të caktuar. Sipas vlerësimeve të fundit si edhe vlerësimeve të Bankës Botërore në kryeqytet jetojnë rreth 400 mijë banorë gjatë javës. Kjo nënkupton se Prishtina jep shërbime për shumë banorë të kryeqytetit dhe të Kosovës por duhet edhe buxheti të rritet për kryeqytetin”, u shpreh Zogaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Berat Luzha, « Shtegtime nëpër Atdhe », boton, Shoqëria «…