Prishtina e Re ‘blindon’ mbrojtjen me Rudoviçin dhe Prençin

11 korrik 2025 | 15:36

Skuadra e promovuar në Superligë, Prishtina e Re të enjten e prezantoi mesfushorin defensivë nga Nigeria, Amos Dadet, kurse të premten kjo skuadër goditi duke transferuar edhe dy futbollistë të tjerë.

May be an image of 2 people, people playing American football, people playing football and text

Bëhet fjalë për Adrijan Rudoviç dhe Elvis Prençi. Mbrojtësi Rudoviç është 30-vjeçar nga Ulqini dhe ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare. “KF Prishtina e Re forcon repartin mbrojtës me Adrijan Rudoviç, mbrojtësin 30-vjeçar nga Ulqini. Adrijani i bashkohet klubit pas një eksperience ndërkombëtare në Superligën e Malajzisë me Kuala Lumpur, ndërsa më parë ka qenë pjesë e disa prej klubeve nga liga elitare malazeze. Me përvojën dhe qetësinë e tij në prapavijë, ai pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në edicionin e parë në Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e skuadrës pishtinase.

May be an image of 2 people, people playing American football and text

Edhe futbollisti tjetër, Elvis Prençi luan në pozitën e mbrojtësit. Ky i fundit sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut në Shqipëri. “KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të prezantojë afrimin e radhës në mbrojtje, Elvis Prençin, qendërmbrojtës me përvojë të pasur dhe karrierë të konsoliduar në futbollin shqiptar. Elvisi së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut ku zhvilloi 32 paraqitje në Abissnet Superiore dhe Kupën e Shqipërisë. Me përvojën dhe cilësitë e tij në qendër të mbrojtjes, ai pritet të sjellë siguri, lidership dhe karakter në vijën e fundit të skuadrës”, ka njoftuar Prishtina e Re. Në karrierën e tij, Prençi ishte: 2 herë fitues i Kupës së Kosovës, 1 herë fitues i Superkupës së Kosovës, 1 herë kampion i Kategorisë së Parë në Shqipëri.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ilir Gashi, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-ë…