
Prishtina e Re fundos Llapin
14 shtator 2025
| 17:11
Prishtina e Re ka arritur të shënojë fitore ndaj Llapit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.
Debutuesit që kishin humbur dy përballjet e fundit në elitë, e nisën shumë mirë takimin.
Edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, pjesa e parë nuk soli më gola.
Tahir Batatina tentoi në të gjitha mënyrat që të arrijë te goli në pjesën e dytë, duke përdorur të gjitha zëvendësimet, por nuk ia arriti.
Prishtina e Re ka 6 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e nëntë me 2 pikë.