Prishtina e Re mposht Malishevën

11 prill 2026 | 17:52

Prishtina e Re ka arritur një fitore të madhe ndaj Malishevës në garën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar. Prishtinasit mundën Malishevën, me rezultat 2-1, të shtunën në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ishte skuadra udhëtuese që përmes Etnik Brrutit (59’), kalojë në epërsi prej 0-1.

Mirëpo, Prishtina e Re nuk u dorëzua. Fillimisht Kardgbo (78’) barazoi rezultatin në 1-1, derisa Endrit Baholli (89’) realizoi për fitoren e nikoqirëve prej 2-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë.

Prishtina e Re mbetet e fundit të tabelës me 27 pikë të tubuara, kurse, Malisheva renditet e pesta me 40 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 19-vjeçar kosovar nga rrethi i Eferdingut ka vdekur në…