
Prishtina e Re shkarkon Berishën, angazhon Babajn
Elon Berisha nuk është më trajner i Prishtinës së Re, ekip që ka debutuar këtë sezon në Superligë.
Berisha është larguar nga skuadra që e ka drejtuar për shumë vjet dhe e ka promovuar në elitën e futbollit të Kosovës, një ditë pas humbjes 2:1 nga Drita në kuadër të xhiros së pestë.
Mësohet se Prishtina e Re ka ndarë rrugët me Berishën pasi ekipi nuk ka treguar formë të mirë këtë sezon, ku në pesë ndeshje ka tubuar 6 pikë pas dy fitoreve e tri humbjeve.
Berishën në postin e trajnerit do ta zëvendësojë Shpëtim Babaj, i cili ishte drejtor sportiv, rol në të cilin ishte angazhuar para fillimit të sezonit. Babaj në krye të Prishtinës së Re, pritet të debutojë në ndeshjen kundër Prishtinës, e cila i takon xhiros së gjashtë të elitës së futbollit kosovar.