Prishtina eliminohet nga kualifikimet për në Ligën e Konferencës

31 korrik 2025 | 23:19

Kryeqytetasit që nga minuta e parë patën një iniciativë të lehtë në këtë takim, duke tentuar të gjejnë rrugën deri tek goli.   

Atë e gjetën në minutën e 10-të me anë të Gjelbrim Taipit i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Hamdi Namanit.

Në vazhdim Prishtina pati edhe dy mundësi ideale për ta gjetur golin e dytë, fillimisht me Leotrim Kryeziun i cili dështoi përballë portierit, pastaj me Ardian Mujën i cili goditi shtyllën direkt nga rivënia këndore. 

Mysafirët ia dolën që në pjesën e dytë të barazojnë shifrat në minutën e 56-të përmes Dan Bent i cili realizoi për 1-1 pas një tollovie brenda zonës.

Në minutën e 116-të mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Paul O’Neill u ndëshkua me karton të kuq. 

Avantazhi numerik i Prishtinës për pak minuta nuk bëri ndonjë dallim dhe u desh ekzekutimi i penalltive. 

Në penallti më të saktë u treguan mysafirët të cilët ia dolën të triumfojnë me rezultat 5-4.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë…