Prishtina eliminohet nga Liga e Konferencës

12 gusht 2021 | 20:48

Kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina është eliminuar nga Liga e Konferencës.

“Bardhekaltrit” anise fituan në kryeqytet në takimin e parë (2-1), u mposhtën në ndeshjen e kthimit nga Bodo/Glimt me rezultat 2-0, në kuadër të raundit të tretë në garën e re të UEFA-s, raporton Demokracia.com.

Dy golat që i dhanë fund ëndrrës evropiane të Prishtinës i realizoi Botheim.

Ky i fundit ndëshkoi kryeqytetasit fillimisht në minutën e 18-të, e më pas 12 minuta para fundit të kohës së rregullt të takimit.

Vlen të theksohet se vendasit shpërdoruan një rast ideal në pjesën e parë, kur Berg humbi penalltinë e shkaktuar nga Kristi Vangjeli.

Këtu pra Prishtina eliminohet nga garat evropiane, por me kokën lart për shkak të përformancës fantastike në ndeshjet e kaluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, kanë filluar punimet në ndërtimin e bulevardit, “Ilaz Kodra”,…