Prishtina, Ferizaj dhe Fushë Kosova me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

22 nëntor 2020 | 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 707 rastet e reja me Covid në nivel vendi, vetëm në Prishtinë janë infektuar 380 persona.

Pas Prishtinës, renditet Ferizaj me 43 raste të reja, dhe Fushë Kosova me 41 dhe Mitrovica me 40.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…