Prishtina fiton ndaj Dukagjinit dhe vazhdon si lidere në Superligë
25 tetor 2025
| 21:23
Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore 2:0 ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superligën e Kosovës.
Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Hamdi Namani në minutën e 32’të dhe më pas sulmuesi, Mario Illievski në minutën e 40’të vulosi fatin e këtij takimi.
Me këtë fitore, Prishtina vazhdon si lidere në Superligë. Djelmoshat e Arsim Thaqit kanë grumbulluar 25 pikë në 10 ndeshje. Kurse Dukagjini mbetet me 14 pikë.



