Prishtina fiton në FIBA Europe Cup

23 tetor 2019 | 22:33

Sigal Prishtina e ka nisur me fitore grupet në FIBA Europe Cup, duke mundur në shtëpi, Apoel Nicosia me rezultat 93:74 (33:23, 27:22, 11:16, 22:13).

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët me një seri prej 0:7, megjithatë, vendasit shpejt u rikthyen, duke barazuar shifrat dhe duke kaluar në epërsi. Gjuajtjet për tre pikë ishin vendimtare, ku tre prej tyre i shënoi Dardan Berisha, derisa çereku i parë përfundon 33:23 për Prishtinën. Bardhekaltrit e filluan shumë mirë edhe periodën e dytë, duke thelluar epërsinë, derisa në pushim shkuan në pushim me 15 pikë epërsi, 60:45.

Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat, 71:61.

Edhe në çerekun e katërt Prishtina tregoi lojë më të mirë dhe triumfoi në fund me meritë, 93:74.

Basketbollistët më të dalluar te Prishtina ishin Dardan Berisha me 32 pikë, Divine Myles me 22 dhe Fahro Alihoxhiq me 17, kurse te Apoel, Michael Sanchez dhe Jarvis Garrett me nga 15 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbin e skuadrave të Kosovës në Ligën Ballkanike e ka…