Prishtina fiton thellë, Jusuf Gërvalla me një gol dallim

08 mars 2021 | 12:03

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.

Ashtu si pritej, Prishtina fitoi thellë ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Rezultat ishte 42:23 në të mirë të prishtinaseve.

Ivana Bojoviq shënoi plot 13 gola për Prishtinën, kurse Aida Stagova e Alma Nivokazi shënuan nga 7 gola. Edona Radoniqi u shqua te Vëllaznimi me 12 gola.

Prishtina është e treta me 28 pikë. Vëllaznimi renditet i nënti me 10 pikë.

Dukshëm më e barabartë ishte ndeshja në mes të Vjosës e Jusuf Gërvallës. Skuadra deçanase fitoi 21:20. Ardiana e Arjeta Imeraj shënuan nga 6 gola për Jusuf Gërvallën. Vjosa Imeri shënoi 9 herë për Vjosën e Shtimes.

Jusuf Gërvalla mban vendin e tetë me 12 pikë. Vjosa është e dhjeta me 6 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e sigurisë në Mianmar, shtet i njohur edhe si…