Prishtina forcon edukimin digjital në shkolla me mbështetjen e Finlandës, Suedisë dhe EEI
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në shkollën “Xhemajl Mustafa”, bashkë me ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë dhe partnerët e komunës nga EEI, u diskutua dhe u prezantua bashkëpunimi mes kryeqytetit, EEI, ambasadave dhe shkollave, që po i ndihmon mësimdhënësit dhe nxënësit tanë të jenë më të sigurt dhe më të përgatitur në botën digjitale.
“Ky projekt u jep mësimdhënësve mjete dhe informata konkrete për: të dalluar informacionin e saktë nga dezinformimi, të përdorur internetin në mënyrë të sigurt, të ndërtuar mendim kritik tek të rinjtë. Kryeqyteti vazhdon të punojë që shkollat tona të jenë vende ku fëmijët mësojnë jo vetëm libra, por edhe si të mbrohen e të mendojnë vetë në epokën digjitale. Faleminderit miqve tanë nordikë për mbështetjen dhe besimin”, ka thënë kryetari Rama.



