
Prishtina huazon Sinan Kadirin te Vëllaznimi
05 gusht 2025
| 15:43
FC Prishtina njofton se është arritur marrëveshja për huazimin e lojtarit Sinan Kadiri te ekipi i Vëllaznimit.
“Kadiri 20-vjeçar është një lojtar me potencial dhe disiplinë teksa do të vazhdojë të zhvillohet dhe të grumbullojë përvojë të mëtejshme me klubin kuq e zi nga Gjakova. Ne besojmë se kjo lëvizje do të jetë në të mirë të zhvillimit të tij profesional dhe njëkohësisht do të ndihmojë edhe Vëllaznimin në objektivat e tyre sezonale. I urojmë Sinanit suksese dhe një paraqitje të denjë për ekipin gjakovar”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.