Prishtina ka nevojë për 9-shin e PDK-së, Granit Rugova

10 tetor 2025 | 02:14

Granit Rugova është një emër që lidhet me përkushtim, profesionalizëm dhe rezultate. Ish-basketbollist i njohur i Prishtinës dhe i Kosovës, ekonomist me formim solid dhe aktualisht Drejtor i Programeve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ai sjell me vete përvojë të pasur në sport, menaxhim dhe zhvillim komunitar.

Si ish-Drejtor i Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës, Graniti arriti të vendosë themelet e një drejtori funksionale dhe me identitet të qartë. Gjatë mandatit të tij, klubet sportive u ndjenë të përfaqësuara, sportistët u dëgjuan, dhe Drejtoria e Sportit u bë pjesë aktive e jetës sportive të kryeqytetit. Me qasje të hapur, bashkëpunuese dhe praktike, ai punoi ngushtë me të gjitha klubet e qytetit – duke i ndihmuar në adresimin e kërkesave, nevojave dhe projekteve të tyre zhvillimore.

Sot, Granit Rugova kandidon për Asamblenë e Prishtinës me një qëllim të qartë:

Të vazhdojë punën për një Prishtinë që investon në sport, rini, infrastrukturë dhe në energjinë pozitive të qytetarëve të saj.

Granit Rugova përfaqëson një brez të ri drejtuesish që nuk premtojnë shumë, por punojnë shumë. Ai beson se politika lokale duhet të jetë praktike, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fisnik Beka, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), po…