Prishtina kërkon kualifikimin ndaj Legias

20 shtator 2019 | 11:06

Sonte (e premte) nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve ndërmjet Legias dhe Sigal Prishtinës.

Në përballjen në Prishtinë triumfuan mysafirët me rezultat 81:79, në një sfidë mjaft interesante dhe dramatike, ku skuadra polake triumfoi në çastet e fundit. Sidoqoftë, ndeshja në Poloni do të vendoset se kush do të kualifikohet tutje. “Bardhekaltrit” duhet të fitojnë me dy ose më shumë pikë dallim për të kaluar në rrethin e ardhshëm.

Nëse prishtinasit eliminohen nga kjo garë, atëherë do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Celulari është kthyer tashmë në një mjet edhe për t’u…