Prishtina konfirmon largimin e tre futbollistëve

29 qershor 2022 | 15:34

Skuadra e Prishtinës ka konfirmuar largimin e tre futbollistëve Sadam Sulley, Josip Tomaseviq dhe Aleksandar Ristevski. Sulmuesi Sadam Sulley iu bashkua “bardhekaltërve” në janar të këtij viti nga skuadra sllovake FK Senica.

Mund të jetë një imazh i 1 person, përfshirja në një sport dhe ambiente të jashtme

25-vjeçari është paraqitur në total në 16 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me ekipin kryeqytetas dhe i ka realizuar shtatë gola.

“Stafi i FC Prishtinës e falënderon përzemërsisht futbollistin shtatlartë për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshiron shëndet e suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqyetas. Të mërkurën është zyrtarizuar edhe largimi i futbollistit nga Kroacia, Josip Tomaseviq, nuk do të jetë më pjesë e FC Prishtinës.

Mund të jetë një imazh i 1 person, përfshirja në një sport dhe ambiente të jashtme

 

Qendërmbrojtësi dhe klubi “bardhekaltër” e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ndërprerjen e kontratës para kohe. Tomaseviqi iu bashkua Prishtinës nga Cibalias në Ligën e Dytë të Kroacisë dhe me ekipin nga kryeqendra e Kosovës u paraqit në 12 ndeshje zyrtare.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Largimi i tretë është ai i mbrojtësit nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Ristevski. Edhe ky i fundit është larguar me marrëveshje të dyanshme. Ristevski erdhi te skuadra “bardhekaltër” në shkurt të këtij viti, mirëpo nuk arriti që t’i tregojë vlerat e tij më të mira. 29-vjeçarit, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në kampionatin maqedonas si dhe ka pasur një periudhë të shkurtër edhe në Shqipëri te Vllaznia e Shkodrës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia ka njoftuar sot se do të kërkojë që të…