
Prishtina kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve
09 dhjetor 2020
| 15:34
Mabetex Prishtina ka mësuar kundërshtarin në futsall në kuadër të fazës së dytë së Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Prishtinës që është themeluar vetëm para pesë viteve do të përballet me Barcelonën. I gjithë shorti ende s’është kompletuar, derisa Prishtina do përballet me klubin më të mirë në botë. Ndeshja do zhvillohet mes 12-17 janar 2021.