Prishtina me 41 të infektuar me koronavirus

19 qershor 2020 | 21:03

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 1 mijë e 998 numrin e personave të infektuar.

IKSHPK bën të ditur se sot janë testuar gjithsej 456 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Komuna e dytë pas Prishtinës është Gjakova me 14 raste. Pastaj komuna e Vushtrrisë  me 7 raste, e Prizrenit 5 raste, në komunën e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste.

Në komunën e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borë në fund të qershorit dhe në fillim të verës…