
Prishtina me njoftim për lëndimin e Bekteshit
01 mars 2020
| 18:25
Dje në ndeshjen Prishtina – Ballkani (0:0), në minutën e 28-të ishte lënduar Leotrim Bekteshi dhe nga frika e lëndimit të rëndë, menjëherë pas zëvendësimit ishte dërguar me urgjencë në spital.
Megjithatë, pas kontrollit të hollësishëm në “Spitalin Amerikan”, Bekteshi ka pësuar “ruptur” të “meniskusit” dhe zgjatje të lehtë të ligamentit “medial”.
Sipas fisioterapeutëve të klubit, rikthimi i Bekteshit do të jetë i shpejtë në fushën e blertë.