Prishtina me përmbysje mposhti Malishevën

10 prill 2022 | 15:50

FC Prishtina ka shënuar fitore ndaj Malishevës në ndeshjen e javës së 28-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, ka përfunduar me rezultatin 3-2.

Gauthier Mankenda (59’), Leotrim Kryeziu (69’) dhe Otto John (89’) shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi.

Kurse, Mërgim Pefqeli (44’) dhe Dren Kryeziu (76’) shënuan për mysafirët.

Prishtina renditet e pesta me 38 pikë, katër më shumë se Malisheva që renditet e shtata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës…