Prishtina merr fitore të madhe në Prishtinë

27 shkurt 2021 | 16:02

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ‘89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1 krejt në fundin e ndeshjes, në minutën e gjashtë të kohës shtesë, pas asistimit të mesfushorit Qëndrim Zyba.

Prishtina kaloi fillimisht në epërsi me golin e Lumbardh Dellovës në minutën e 52-të. Shifrat i barazoi Arbnor Muja në minutën e parë të kohës shtesë.

Prishtina e fiton edhe ndeshjen e katërt në stinorin pranveror, derisa Trepça ’89 mposhtet për herë të parë në Mitrovicë, pas pesë ndeshjeve pa humbje.

Me trepikëshin e arritur, Prishtina e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani ngjitet në vendin e dytë me 44 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e tretë me një ndeshje më pak të zhvilluar. Trepça ’89 është në vendin e pestë me 28 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në rrugën nacionale…