
Prishtina mobilizohet për ndeshjen me Ballkanin
30 gusht 2022
| 16:50
FC Prishtina në fundjavë arriti fitore të madhe ndaj Llapit në Podujevë, kurse të njejtën gjë synon edhe në ndeshjen e radhës kundër kampionit në fuqi, Ballkanit.
Prishtina dhe Ballkani do të përballen në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll të dielën me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Klubi kryeqytetas u ka bërë thirrje tifozëve të klubit që t’i drejtohen stadiumit në përkrahje të futbollistëve të udhëhequr nga trajneri i Ismet Munishi. “S’ka arsye për mungesa! Krejt Prishtina n’stadium”, thuhet në postimin te faqja zyrtare e klubit në “Facebook”.