Prishtina ndez dritat e festave të fundvitit
03 dhjetor 2019
| 19:39
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka postuar sot disa fotografi të disa prej shesheve të Prishtinës të rregulluara me drita për festat e fundvitit.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se, megjithatë, këtë vit festat nuk janë të njëjta.

“Sivjet festat e fundvitit nuk janë të njëjta! Megjithatë, fëmijët meritojnë të gëzohen kudo që janë”, ka shkruar Ahmeti.

Shikojini dhe shijojini zbukurimet në disa sheshe të Prishtinës.
/Epoka e re/




