Prishtina pa pengesa, zëri i personave me aftësi të kufizuar

27 shtator 2025 | 16:16

Personat me aftësi të kufizuar në Komunën e Prishtinës përballen ende me barriera të shumta në fusha kyçe të jetës, si: shëndetësia, arsimi, punësimi, qasja në infrastrukturë dhe mirëqenia sociale.

Ky realitet nuk është i pranueshëm.
Ne besojmë në një Prishtinë të barabartë për të gjithë.

Duke u mbështetur në konsultimet tona të vazhdueshme me organizatat për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, si dhe me individë e grupe nga kjo kategori, ne e kemi vendosur këtë çështje si prioritet të padiskutueshëm të mandatit tonë 4-vjeçar qeverisës.

1. Qasje dhe Infrastrukturë pa Barriera

-Zbatim i plotë i Udhëzimit Administrativ 2007/33 për ndërtimin pa barriera fizike.

-Qasje të garantuar në: trotuare, sheshe publike, ndërtesa komunale, shkolla, objekte shëndetësore, institucione kulturore, palestra, pishina, parqe, parkingje dhe transport publik.

-Qasje universale për të gjitha llojet e aftësive të veçanta:
Fizike: rrugë dhe mjete të përshtatura për karroca.

-Sensore: audio-udhëzues për personat me të pamur dhe përfshirja e gjuhës së shenjave për të dëgjuarit.

-Kognitive: informim dhe orientim i lehtësuar për personat me sfida intelektuale.

2. Shëndetësi për të Gjithë

-Krijimi i një regjistri të posaçëm komunal për personat me aftësi të kufizuar, për planifikim më të saktë dhe shërbime të personalizuara.

-Forcimi i shërbimeve mobile shëndetësore, posaçërisht për ata që jetojnë pa përkujdesje familjare.

-Rritje e subvencioneve për trajtimin e sëmundjeve kronike për këtë kategori.

3. Arsim Gjithëpërfshirës

-Rritje e numrit të asistentëve edukativë në shkolla publike.

-Krijimi i kabineteve me teknologji asistuese për të gjitha grupet e nxënësve me aftësi të kufizuar.

-Sigurimi i transportit falas dhe të përshtatur për nxënësit, nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.

4. Punësim dhe Aftësim

-Zbatim i Ligjit për Punësimin dhe Aftësimin Profesional të Personave me Aftësi të Kufizuar.

-Mbështetje për punësim si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, përmes incentivave konkrete dhe partneritetit me biznese lokale.

5. Mirëqenie dhe Shërbime Sociale

-Rritje e buxhetit komunal për shërbime sociale dhe familjare.

-Mbështetje institucionale për organizatat e licencuara, që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuar, në përputhje me ligjin në fuqi.

6. Pjesëmarrje aktive dhe përfaqësim

-Krijimi i një Këshilli Konsultativ Komunal për Personat me Aftësi të Kufizuar, i cili do të përfshihet në hartimin e politikave lokale.

-Sigurimi i përfaqësimit të tyre në komisionet komunale që merren me planifikim urban, kulturë, arsim dhe shëndetësi.

-Konsultime të rregullta mes komunës dhe organizatave të kësaj fushe.

7. Kulturë, Sport dhe Aktivitetet Rekreative

-Krijimi i programeve të veçanta kulturore dhe sportive për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar, në bashkëpunim me QKRS, bibliotekat, qendrat rinore dhe klubet sportive.

-Adaptimi i hapësirave publike (kinema, teatro, qendra kulturore) për pjesëmarrje të barabartë.

-Subvencionim për pjesëmarrje në kampe, ekskursione dhe aktivitete sociale.

8. Digjitalizim dhe Teknologji Asistuese

-Investim në platforma dixhitale të përshtatura, për akses më të lehtë në shërbimet publike komunale.

-Ofrimi i teknologjive ndihmëse (tableta, lexues ekranesh, pajisje të zërit ose të prekurit) për nxënësit dhe të rriturit me aftësi të kufizuar.

-Trajnime digjitale për familjarët dhe kujdestarët e tyre, për përdorimin e teknologjisë në funksion të përkujdesjes.

#KohapërNdryshim #QasjeEBarabartë #Pjesëmarrje
#KohapërUranin191✅
#ElmiFazliu10✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy serbë, njëri nga ta është ushtar aktiv në Serbi…