Prishtina pa problem e mposhti Besën, Llapi mposhtet edhe nga Drenica

17 tetor 2020 | 18:42

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 6-të në Superligë.

Prishtina ka shënuar fitore në duel me skuadrën e parafundit në renditje, Besën, me rezultat bindës 4:0. Protagonisti kryesor i kësaj ndeshje ishte sulmuesi i bardhekaltërve Otto John, i cili shënoi tre gola (3’, 25’ e 59’), derisa me një gol kontribuoi Mërgim Pefqeli (75’).

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Drenica befasoi skuadrën vendase, duke e mundur me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Hysen Tahiri në minutën e 54-t, duke ia sjellë fitoren e dytë në këtë edicion kuqezinjve nga Skenderaj. Në anën tjetër për Llapin kjo ishte humbja e pestë dhe pas gjashtë xhirove mbetet në pozitën e fundit me vetëm 1 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Serbisë po vazhdon ta shkelë marrëveshjen për Tregti…