Prishtina pa problem e mposhti Lipjanin

02 shkurt 2020 | 22:59

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Lipjanit në udhëtim me rezultat 78:94 (13:20, 18:18, 16:29, 31:27), në ndeshjen e fundit të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 13:20. Në periodën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë dhe kjo pjesë përfundoi 18:18, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë 31:38. Por, në periodën e tretë, prishtinasit thellojnë epërsinë dhe rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 47:67 për kampionët e Kosovës. Në dhjetë minutat e fundit loja ishte kryesisht e barabartë, megjithatë, Prishtinës nuk iu rrezikua fitorja dhe triumfoi në fund 78:94.

Tamas Bruce edhe kësaj radhe u dallua te Lipjani me 30 pikë e 10 kërcime, kurse te Prishtina u dallua Jordan Johnson me 25 pikë.

Lipjani ka një fitore dhe 21 humbje, kurse Sigal Prishtina 16 fitore dhe pesë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë…