Prishtina për fitore ndaj Szolnoki Olajt

19 dhjetor 2018 | 10:45

Z Mobile Prishtina të mërkurën është nikoqire e ekipit Szolnoki Olaj nga Hungaria në kuadër të raundit të dytë të FIBA Europe Cup.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë të FIBA Europe Cup të luajtur në Gjermani, Z Mobile Prishtina ka pësuar disfatë me shifrat 95:77 nga ekipi Oliver Wurzburg.

Megjithatë, në përballjen me hungarezët, basketbollistët kryeqytetas të Kosovës edhe me përkrahjen e tifozëve vendës pritet të bëjnë më të mirën për të nxjerrë rezultat pozitiv.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS është i mobilizuar komplet për shkak të motit të…