Prishtina përforcohet me Shaletiqin dhe Taipin

03 korrik 2025 | 18:00

Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina, është përforcuar me dy futbollistë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Gjorgje Shaletiqin dhe mesfushorin Gjelbrim Taipi.

23-vjeçari Shaletiqi deri më tani ishte te Sutjeska e Nikshiqit, kurse ka luajtur edhe për disa skuadra të tjera në vendin fqinj. Shaletiq i ka tri paraqitje për U21 të Malit të Zi, ndërsa ka luajtur edhe për grupmoshat më të reja të kësaj përfaqësuese.

Ndërsa 32-vjeçari Gjelbrim Taipi vjen në skuadrën e Prishtinës me një bagazh të pasur e me përvojë nga kampionatet e Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut, ku ka qenë pjesë e klubeve si St. Gallen, Grasshoppers, Winterthur, Shkëndija, Kukësi dhe së fundmi Partizani. Ai ka luajtur edhe për grupmoshat U21 të Shqipërisë teksa ka zhvilluar dy ndeshje edhe për Kosovën. Taipi vjen për ta forcuar mesfushën bardhekaltër dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave për sezonin e ri.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem FC Prishtinës. Është një klub me traditë dhe tifozë të shumtë. Do të jap gjithçka për t’i ndihmuar ekipit në çdo ndeshje”, ka thënë Taipi.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Muncheni nuk heq dorë nga Nico Williams. Klubi gjerman…