Prishtina pëson humbje në Gjermani

12 dhjetor 2018 | 21:37

Prishtina është mposhtur nga Oliver Wurzburgu në ndeshjen e parë të fazës së dytë në FIBA Europe Cup.

Gjermanët fituan 95:77 në një duel që në tri raundet e para ishte i barabartë. Në të fundit vendasit triumfuan me 11 pikë epërsi për të shënuar fitoren e parë në Grupin I.

Pos këtyre dy skuadrave, në Grupin I janë edhe Szolnoki Olaj e Pinar Karshiyaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj…