Prishtina prezanton transferin e ri, Mario Ilievski: Luftojmë për titull

04 korrik 2025 | 13:18

FC Prishtina e ka prezantuar transferi e ri. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar, Mario Ilievski. Ky i fundit ka treguar potencialin e tij si një sulmues i aftë dhe i vendosur, duke lënë gjurmë në ekipet ku ka luajtur më pare në Bullgari, Hungari si dhe në përfaqësueset e moshave të Maqedonisë së Veriut.

Mario në kryeqytet të Kosovës vjen me një dëshirë të madhe për të dhënë më të mirën dhe për të kontribuar me gola, energji dhe pasion në çdo ndeshje.

“Jam i lumtur për këtë transfer, është një klub i madh dhe gëzohem që jam pjesë e Prishtinës. Mund të premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja në çdo ndeshje për të luftuar për titullin dhe për të luajtur prapë në Evropë”, ka thënë Mario Ilievski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë…