Prishtina pritet të lidhet me ‘tren të lehtë’ me Fushë-Kosovën dhe aeroportin

08 shkurt 2024 | 12:43

Një tren i lehtë që lidh Prishtinën me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në Sllatinë, është projekti i radhës i Ministrisë së Infrastrukturës, i cili është aprovuar për financim nga Bashkimi Evropian. Kështu ka bërë me dije ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu ka thënë se treni do të kalojë nga Prishtina në Fushë Kosovë dhe i njëjti mundëson shkarkimin e trafikut në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

“E kemi projektin e hekurudhës, nga Prishtina në aeroportin e Prishtinës, e që është linjë hekurudhore që sapo është aprovuar. Është aprovuar nga BE-ja për financim, e kemi shtyrë si projekt i cili lidh Prishtinën me aeroportin e që kalon edhe në Fushë-Kosovë. Mundëson shkarkimin e trafikut nga Fushë-Kosova në Prishtinë. Po ashtu për projektet tjera ndërlidhëse jemi në fazë të komunikimit me Komunën e Prishtinës për unazën e Prishtinës. Kjo mbase do të fillojë të realizohet me segmente dhe është në fazë të përfundimit. Projekti i tillë është i rëndësishëm për shkarkimin e trafikut në kryeqytet”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti…