Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, me rastet e veta për të dyja skuadrat, por mysafirët arritën të shënojnë të vetmin gol në minutën e 32-të, nga Ronaldo Chacon, i cili realizoi nga penalltia për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, Prishtina u hodh fuqishëm në sulm dhe arriti të rikthehet në rezultat. Ramiz Bytyqi barazoi në minutën e 59-të, ndërsa Mario Ilievski realizoi golin e fitores në minutën e 78-të, duke sjellë tri pikët e para për skuadrën e Afrim Tovërlanit, pas gjashtë ndeshjesh pa fitore.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina ngjitet në pozitën e dytë me 30 pikë, dy më pak se lideri Ballkani, ndërsa Drenica mbetet në vendin e tetë me 20 pikë.

Fitore tejet të rëndësishme ka arritur edhe Ferizaj që para tifozëve të saj mundi Llapin, me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, por vendasit gjetën golin e epërsisë në minutën e 22-të me anë të Betim Haxhimusës, i cili shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë, mysafirët reaguan dhe barazuan rezultatin në minutën e 63-të, me golin e Muhamet Hysenit për 1-1. Por në minutat shtesë, Haxhimusa realizoi sërish, duke vulosur fitoren e Ferizajt me rezultatin përfundimtar 2-1.

Me këtë fitore, Ferizaj e mbyll edicionin vjeshtor në pozitën e nëntë me 19 pikë, ndërsa Llapi renditet i shtati me 21 pikë.