Prishtina shkatërroi Gjilanin

09 dhjetor 2020 | 14:54

Skuadra e Prishtinës ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Gjilanit me rezultat 0-3.

Gjilani me ketë humbje thellon edhe me shumë krizën e rezultateve në këtë edicion, derisa Prishtina vazhdon të jetë në ndjekje të Ballkanit dhe Dritës.

Kryeqytetasit e mbyllen pjesën e parë me epërsi prej dy golave, derisa shënues ishin Kastrati (autogol) dhe Leotrim Kryeziu. Pesë minuta para fundit, Prishtina shënoi edhe golin e tretë nga penalltia me anë të Lilajt.

Prishtina përforcohet në pozitën e tretë me 28 pikë, derisa Gjilani bie në pozitën e pestë me 23 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sërish në Komisionin për Buxhet dhe Transfere nuk është miratuar…