
Prishtina shkon në balotazh, kjo është radhitja e kandidatëve sipas UBO Consulting
12 tetor 2025
| 19:24
Në ora 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e vendvotimit, të cilat kanë qenë të hapura që nga ora 07:00.
UBO Consulting ka publikuar rezultatet e Exit Poll-it në RTV Dukagjini, duke treguar se cilat komuna kanë fitues që nga raundi i parë dhe cilat do të shkojnë në balotazh.
Sipas këtyre rezultateve, kjo është radhitja në Prishtinë: Përparim Rama, 34.3%, Hajrulla Çeku 32.1%, Uran Ismaili 28.9%.
Bekë Berisha 2.8%. Besa Shahini 1.7%. Fatmir Selimi 0.1%.