Prishtina, Tirana dhe Shkupi, bëhen bashkë në konferencën shkencore për diasporën

03 qershor 2025 | 08:30

“Diaspora Shqiptare dhe Çështja e Kosovës 1912–2008”, titullohet konferenca shkencore që mbahet sot dhe nesër në Prishtinë.

Konferenca do të trajtojë rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në raport me çështjen kombëtare dhe zhvillimet e Kosovës gjatë periudhës 1912–2008.

Kjo konferencë organizohet nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Institutin e Historisë – Tiranë dhe Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Ngjarja fillon nga ora 9:30 në Amfiteatrin e Institutit të Historisë “Ali Hadri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi të hënën se Mbretëria e…