Prishtina triumfon në ‘Zahir Pajaziti’, Trepça ’89 mposhti Besën

25 nëntor 2020 | 15:21

Prishtina e ka fituar derbin ndaj Llapit (0-2), kurse Trepça ’89 e mposhti Besën (4-2).

Llapi e pati rastin më të mirë për të kaluar në epërsi, por nga penalltia nuk u tregua i saktë Ahmed Januzi. Në pjesën e dytë, Prishtina shënoi dy gola për fitoren e dytë radhazi. Endrit Krasniqit realizoi në minutën e 75-të dhe Leotrim Kryeziut në fund të ndeshjes për rezultatin final 0-2.

Ndërsa, në Trepça ’89 nuk e pati të vështirë t’i marrë maksimumin e pikëve ndaj skuadrës pejane.

Berisha dhe Darwish shënuan nga dy gola për vendasit, kurse Tahiri dhe Da Silva shënuan për mysafirët.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…