Prishtinë, konfiskohen 500 euro, dyshohet se janë të falsifikuara

14 janar 2021 | 12:23

Policia e Kosovës, ka bërë me dije se një femër kosovare punëtore e një banke,  ka raportuar se një i dyshuar ka deponuar 500 euro që dyshohet se janë para të falsifikuara.

“Ankuesja femër kosovare punëtore e një bank, ka raportuar se një i dyshuar ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime”, është thënë në raportin njëzet e katër orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka vendosur që shtatorja e Anton Çettës…