Prishtinë, shoferi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave nga pakujdesia goditi kolegun e tij

31 mars 2024 | 11:25

Punëtori i një kompanie në Prishtinë, derisa ishte duke e vozitur kamionin për grumbullimin e mbeturinave, nga pakudjesia, e ka goditur punëtorin e kompanisë.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari fillimisht është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“AKSIDENT TRAFIKU – Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë 30.03.2024-08:00. I dyshuari mashkull kosovar, punëtor i një kompanie, deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra gjoba janë shqiptuar ndaj barnatoreve në Kryeqytet shkaku i…