Prishtinën për tre muaj e vizituan 29 487 vizitorë

05 qershor 2018 | 16:20

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2018.

Në tremujorin e parë të vitit 2018 (TM1 2018) pjesë e anketës ishin 187 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 12.38%.

“Në TM1 2018, numri i vizitorëve ishte 64 501 vizitorë, prej tyre 42.69% ishin vizitorë vendorë, kurse 57.31% ishin vizitorë të jashtëm. Ndërkaq, numri i bujtjeve në TM1 2018 ishte 86 227 bujtje, ku 40.70 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 59.30% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve e ka Rajoni i Prishtinës me 29 487 vizitorë dhe 41 224 netëqëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Turqia, ShBA,etj”, është thënë në publikimin e ASK-së.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një aneks i veçantë, që përmban të dhënat nga Policia e Kosovës lidhur me numrine vizitorëve të jashtëm, sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënpresidenti i Iranit, Ali Akbar Salehi, ka bërë me dije…