Pritet të ndryshohet rregulli i golit në fushën kundërshtare

06 shtator 2018 | 11:31

UEFA është e hapur për ta ndryshuar golin në fushën kundërshtare sa iu përket garave evropiane.

Sekretari i përgjithshëm i institucionit më të lartë të futbollit në Evropë, Xhorxho Marketi, u shpreh se kjo është një dëshirë e trajnerëve. “Trajnerët mendojnë se ky rregull duhet rishikuar dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë. Megjithëse ky rregull është më pak i komplikuar në krahasim me të kaluarën”, ka thënë Marketi.

Në këtë takim morën pjesë trajnerët: Allegri, Ancelotti, Tuchel dhe Lopetegui. Ata mendojnë se rregulli i golit në transfertë nuk sjell produktivitet, sepse ekipet që luajnë jashtë duhet të sulmojnë dhe ato që janë në shtëpi, të mbrohen. Ky rregull u aplikua në Ligën e Kampionëve në vitin 1965, ku zëvendësoi përsëritjet e ndeshjeve. Një gol në fushën kundërshtare vlen shumë në ndeshjet me eliminim direkt, pasi në shtëpi ai llogaritet sa për 2.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesë te stafit të shërbimit civil në kuadër të…