Pritet të rifunksionalizohet Kinemaja e Qytetit dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve në Mitrovicë

23 shkurt 2021 | 17:58

Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka mbajtur takim pune me stafin dhe institucionet vartëse të DKRS-së.

Në këtë takim të pranishëm ishin stafi i DKRS-së, stafi i Muzeut të Qytetit, stafi i Palestrës së Sportit “Minatori”, stafi i Bibliotekës së Qytetit “Latif Berisha”, stafi i Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, si dhe stafi i Teatrit të Qytetit “Muharrem Qena”.

Gjatë këtij takimi drejtori Peci ka potencuar problemet me të cilat po ballafaqohen institucionet vartëse, sidomos te mungesa e drejtuesve të këtyre institucioneve, për çka theksoi se tash e tutje këto institucione do t’i kenë personat përgjegjës të cilët do të jenë urë lidhëse dhe të gjitha problemet të cilat i kanë duhet t’i drejtojnë te ta.

Peci u zotua se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të rifunksionalizohet Kinemaja e Qytetit dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Qytetit, duke theksuar se janë iniciuar procedurat për rifunksionalizim dhe gjatë këtij viti qyteti i Mitrovicës do të jetë i kompletuar me institucionet kulturore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar…