
Pritje madhëshore për Shukri Bujën në Hallaq
Kandidati i PDK’së për Lipjanin, Shukri Buja, ka zhvilluar vizitë në Hallaq, nga ku deklaron se ka marrë mbështetje të fuqishme.
“Në familjen e kandidatit tonë për Kuvend Komunal, Liridonit, mora një mbështetje të fuqishme për projektin politik të PDK-së.
Unë kam jetuar dhe vazhdoj të jetoj në Lipjan, e njoh çdo fshat, çdo problem dhe çdo nevojë të qytetarëve tanë. Mbi të gjitha e njoh mirë qeverisjen e Lipjanit sepse për 6 vite solla mbi 62 milionë euro investime për zhvillimin e Lipjanit”, thekson Buja.
“Mesazhi është i qartë: fitorja është e jona”, është shprehur ai.
Njoftimi i plotë i Bujës:
Mirëmbrëma nga Hallaqi!
Në familjen e kandidatit tonë për Kuvend Komunal, Liridonit, mora një mbështetje të fuqishme për projektin politik të PDK-së.
Unë kam jetuar dhe vazhdoj të jetoj në Lipjan, e njoh çdo fshat, çdo problem dhe çdo nevojë të qytetarëve tanë. Mbi të gjitha e njoh mirë qeverisjen e Lipjanit sepse për 6 vite solla mbi 62 milionë euro investime për zhvillimin e Lipjanit.
Mesazhi është i qartë: fitorja është e jona!