Pritjet, 3-5 minuta për të hyrë në Kosovë

13 korrik 2025 | 09:27

Fluksi në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Kosovë mëngjesin e sotëm, paraqitet i qetë me pritje minimale dhe pa kolona të raportuara.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 08:19, situata në të gjitha pikat e kalimit kufitar është e qetë, me lëvizje të lehtë si për automjetet ashtu edhe për kamionët.

Në të gjitha pikat kufitare – përfshirë Bërnjakun, Dheun e Bardhë, Glloboqicën, Hani i Elezit, Jarinjen, Kullën, Merdarën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën – pritjet për kalim janë vetëm 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Nuk raportohet për kolona në asnjë drejtim, çka tregon për një menaxhim efikas të fluksit në këtë fundjavë vere.

Autoritetet kufitare këshillojnë qytetarët që të vazhdojnë të ndjekin informacionet zyrtare për çdo ndryshim të mundshëm, sidomos në rast të rritjes së fluksit gjatë orëve të ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur qytetin e Prilepit…