Prizren: Vetura bie në lum, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë

26 shtator 2021 | 10:25

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, vetura ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Gjonaj në Prizren, përcjell Demokracia.com.

“Fsh. Gjonaj, Prizren 25.09.2021-19:50  Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovar (pasagjer në veturë)”, thuhet në raportin e PK-së.

Siç njofton policia me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet komandanti…