Prizreni ka nevojë për njerëz që punojnë me ndershmëri, Samir Selmani nr. 34 kandidat i AAK-së për asamble 

04 tetor 2025 | 13:09

Samir Selmani kandidati i AAK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit është përsoni i duhur, në kohën e duhur për t’i dhënë Prizrenit mundësi për zhvillim të turizmit, dhe për t’i hapur perspektivat për brezin e ri, i cili po emigron në botën përendimore për shkak të neglizhencave dhe pamundësive për tu zhvilluar.

Ai në listën e AAK-së në Prizren garon me numrin 34.

Prizreni ka nevojë për njerëz që punojnë me ndershmëri dhe përkushtim e ky është Samir Selmani, gjithmonë pranë njerëzve dhe duke punuar për të mirën e vendit dhe të komunitetit. Samiri nuk shfaqet në tubime për foto, por ai është i përkushtuar për punë e rezultate konkrete, për një qytet të zhvilluar dhe me perspektivë për të gjithë.

Samir Selmani e ndjenë përgjegjësinë që e merr nga qytetarët, punon për të mirën e përbashkët pa dallim partije për të krijuar kushte më të mira për komunitetin e qytetit më të bukur në Kosovë Prizrenit.

Samiri do ta përfaqëson fuqishëm Prizrenin, është zëri i ndryshimeve pozitive, ata që mendojnë për qytetin e Prizrenit me perspektivë votone Samir Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Syla, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se…