Prizreni shpallet ‘Qyteti Evropian i Sportit 2026’, kandidatja për deputete e uron Totajn (video)

12 dhjetor 2025 | 11:05

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, ka uruar kryetarin Shaqir Totaj, pasi Prizreni u shpall zyrtarisht “Qyteti Evropian i Sportit 2026”.

Ajo ka postuar një video me Totajn, duke e vlerësuar ketë një sukses që na bën krenarë të gjithëve!

“Urime kryetar Shaqir Totaj për këtë arritje të madhe për Prizrenin! Prizreni u shpall zyrtarisht “Qyteti Evropian i Sportit 2026” – një sukses që na bën krenarë të gjithëve! Kjo është dëshmi e qartë e punës, vizionit dhe lidershipit të kryetarit z.Shaqir Totaj. Viti 2026 do ta gjejë Prizrenin edhe më dinamik, më atraktiv dhe më të hapur se kurrë për sportdashësit dhe turistët nga e gjithë Evropa!”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën…